Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga

Vedat Muriqi është shpallur lojtari i muajit maj në La Liga.

Mallorca arriti të sigurojë edhe një stinor mbetjen në futbollin elitar spanjoll, e për këtë kontribuoi edhe Vedat Muriqi.

Gjatë muajit maj në katër paraqitje që realizoi, ai shënoi një gol dhe dhuroi dy asistime.

E, kjo bëri që ai të shpallet lojtari i muajit në La Liga.

Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e futbollit spanjoll.