Murinjo: Nuk është fundi i botës nëse Totenhemi nuk përfundon në top 6

Trajneri i Totenhemit, Zhoze Murinjo ka deklaruar sot se nuk do të jetë fundi i botës nëse Sparsit nuk arrijnë të përfundojnë në gjashtë të parët e Ligës së parë angleze- diçka që nuk ka ndodhur nga viti 2009.

– Advertisement –

Totenhemi ka humbur me 1-3 nga Shefild Juanjtedi të enjten dhe është në vendin e nëntë të tabelës. Ekipi është në 10 pikë pas Mançester Junajtedit dhe vetëm një fitore kundër Evertonit të hënën do t’i mbajë shpresat për pjesëmarrje në turnetë evropiane, sezonin e ardhshëm.

“Nëse ajo nuk ndodhë, nuk do të jetë fundi i botës, është me siguri fillim i një bote të re. Punët ndryshojnë, ndryshojnë për ne, për klubin tjetër. Ekipet ndryshohen, motivimi ndryshon. Ekipi i cili ishte i fortë para 10 vitesh me siguri nuk është më i fuqishëm…”, ka thënë ai.

Portugezi ka thënë se duhet optimizëm për sezonin e ardhshëm e cila duhet të jetë më ndryshe.