Municion në stallë të bagëtive, kapen 374 fishekë në Zubin Potok

Në fshatin Bubë të komunës së Zubin Potokut janë gjetur dhe sekuestruar 374 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Siç bëhet e ditur në raportin policor, municioni është gjetur pasditen e së martës në një stallë të bagëtive, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit, rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore për armëmbajtje pa leje.