Mungon dëshmitari anonim, shtyhet për të hënën seanca gjyqësore ndaj tre serbëve të akuzuar në rastin “Banjska”

Pak minuta pas nisjes së seancës gjyqësore ndaj tre serbëve të akuzuar për sulmin në Banjskë, është marrë vendim që seanca të shtyhet për ditën e hënë, pasi mungon dëshmitari anonim.

Gjykatësi tha se se seanca shtyhet pasi mungon dëshmitari i propozuar nga prokuroria, dhe se dita ishte planifikuar për dëshmitarin anonim.