Mungesa e Kuvendit fut institucionet e mbikëqyrjes në krizë

Dhjetëra borde dhe agjenci kyç në Kosovë po funksionojnë me boshllëqe, ose janë pothuajse të paralizuara, për shkak të Kuvendit jofunksional që prej zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Mungesa e kuorumit ka bllokuar vendimmarrjen në institucione si KPM-ja, RTK-ja, dhe agjencitë rregullative.

 

Ekspertët paralajmërojnë pasoja serioze për shërbimet publike dhe sundimin e ligjit./REL