Mungesa e druve për ngrohje e ka rritur çmimin e rezervave të mbetura

“Dimri po ofrohet, ndërkohë që problemi më i madh për një pjesë të madhe të banorëve të Tetovës që ngrohen me soba apo kaminë, sigurimi i druve të dimrit. Shiten nga 75 euro e më lartë, ndërsa për një familje katër anëtarësh, për të siguruar dimrin, nevojiten të paktën dhjetë metra, që për ekonominë tonë, thonë banorët, është një barë tepër e madhe dhe e pa përballueshme, por mbetet e patjetërsueshme”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

“Unë i kam blerë 70 euro metri, desha të marr më shumë po s`munda vetëm pesë metra bleva. S`ma mbronte hesapi, jam me pension, a të paktën tetë metra kam marr, por s`mundesha ta arrij. Ai që e ka në kokë blerjen e tyre, ai e di sa barrë e rëndë është”, tha një banor.

“Është shumë barrë e rëndë kjo e druve. Me të ardhurat tona me asgjë s`mund t`ia dalim, as me dru as me rrymë, varësisht kush me çka ngrohet. Duhet shteti të ndihmojë”, u shpreh një banor.

Autoritetet presin që nga viti 2027 të shtohen kapacitetet e druve për djegie.

“Problem më i madh në institucionin tonë është se kemi vetëm një plan për kultivim dhe mbrojtje të druve në parkun kombëtar. Kurse sipërfaqja e parkut në pronësi të shtetit është rreth 20.000 hektar. Në pranverën e vitit të ardhshëm, do përpunohen dy plane në vitin e ardhshëm dhe dy në 2027 dhe atëherë do jemi në gjendje të përgjigjemi në gjitha kërkesat për drutë”, tha Milorad Andrijevski. Parku kombëtar “Mali Sharr”.

Kohëve të fundit, me shtrenjtimin e druve për ngrohje metri i të cilin arrin deri në 75 euro, shumica e banorëve të Pollogut, kalojnë në ngrohje alternative, e kryesisht më energji elektrike dhe peleta. /Alsat.mk