“Mundohesh me i mbetë në dorë me zor”, Fifi reagon pas mesazheve të tilla

Fifi pas daljes nga “Big Brother VIP”, zyrtarizoi lidhjen e saj me Adis Patushin.

Adisi, është ish partneri i modeles shqiptare, Adrola Dushit, ku edhe janë prindër të një djali.

Së fundi, Fifi ka publikuar një mesazh i cili i ka ardhur në inbox të ‘Instagramit’.

Në atë mesazh shihet një ndjekëse teksa i ka shkruar këngëtares lidhur me Adisin.

Ndjekësja e akuzon rëndë duke e kritikuar se po tenton t’i mbesë në dorë.

Fifi e ka publikuar mesazhin në profilin e saj ku edhe ka shkruar se mesazhe të tilla i vijnë çdo ditë.

Ndryshe Fifi është duke shijuar suksesin e këngës së saj të fundit me Gent Fatalin të titulluar “Pikturë”.