Muma dhe Dafina Zeqiri, e kanë publikuar me videoklip remixin e tyre, shkruan lajmi.net.
Muzika dhe aranzhimi është realizuar nga Cricket ndërsa teksti është shkruar nga Endrit Mumajesi apo që njihet si Muma i cili edhe e interpreton këngën.
Ndryshe, Dafina Zeqiri është shfaqur me një paraqitje të thjeshtë për këtë videoklip të cilin e kanë realizuar në natyrë.
Theksojmë se, ky është bashkëpunimi i parë i Mumës dhe Dafinës./Lajmi.net/