Muller: Faji është tek ne që nuk shënuam edhe një gol, 1:1 ishte rezultat i padrejtë

Thomas Muller beson se skuadra e tij meritoi të kalonte tutje në gjysmëfinale të Champions League.

Ylli gjerman, Thomas Muller është shprehur i mërzitur me eliminimin nga Champions League.

Fajin për dështimin ia ka vënë skuadrës që nuk shënoi edhe një tjetër gol. Atij i mungonin fjalët që të komentonte eliminimin ‘shok’.

“Është jashtëzakonisht e hidhur që pësuam një gol në fund të ndeshjes, pavarësisht lojës së mirë që bëmë”, ka thënë Muller, transmeton lajmi.net.

“Kemi bërë lojë të mirë. Duhet të fajësojmë veten që shënuam vetëm një gol”, shtoi ylli gjerman.

“Rrjedha e lojës nuk e meritoi rezultatin 1:1. Unë nuk di çfarë tjetër të them. Të pranosh këtë humbje është e vështirë, shumë e vështirë”, tha mes tjerash anëtari i Bayern.

Muller me shokët e tij i japin fund këtu aventurës së tyre në Champions League dhe iu mbetet të garojnë vetëm për Bundesliga.