Muftinia Kumanovë: 20 vjet pa Hoxhë Jakup Asipi

HOXHË JAKUP EF. ASIPI (1951-2006)

Hoxhë Jakup ef. Asipi u lind më 02.02.1951 në fshatin Sllupçan – Likovë.
Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, atë te mesëm në Damask të Sirisë, studimet i kreu në universitetin Al-Az’har, të Egjiptit ndërsa studimet postdiplomike i vazhdoi në Bejrut të Libanit

Gjatë viteve 1985-1990 punoi si imam në një xhami në Leverkusen të Gjermanisë ku ka dhënë kontribut të çmueshëm në kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore e kombëtare. I vetëdijshëm për situatën në trojet tona në vitin 1990 kthehet në vendlindje për të kontribuar si Vaiz dhe mualim në xhaminë “Halid Efendi” – Sllupçan.

Në vitin 2003 ai u zgjodh Mufti i Muftinisë së BFI-së – Kumanovë dhe shërbeu deri në vdekjen e tij.

Ndrroi jete më 7 janar 2006 në një aksident rrugor në autostradën Shkup – Kumanovë.

Allahu e mëshiroftë!

Muftinia e BFI-së – Kumanovë
Muftiu – h. Abedin ef. Imeri