Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në kuadër të pjesëmarrjes në Antalya Diplomacy Forum 2026, ka pasur fjalim në panel kustuar mundësive të reja në lidhshmërinë rajonale dhe interkontinentale, me temë “New Opportunities in Connectivity” (Mundësi të reja për lidhje), njofton Portalb.mk.
Në fjalimin e tij, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme, Mucunski ka theksuar se lidhshmëria sot paraqet element kyç për rezistencën ekonomike, stabilitet rajonal dhe zhvillim të qëndrueshëm, posaçërisht në kushte të pasigurisë së rritur gjeopolitike dhe transformim të zinxhirëve global të furnizimit. Ai ka potencuar se Republika e Maqedonisë së Veriut, si shtet me pozitë strategjike në udhëkryqin midis Evropës dhe hapësirës më të gjerë euroaziatike, ka rol aktiv në avancimin e lidhshmërisë rajonale infrastrukturore dhe transportuese.
Theks i veçantë është vendosur në rëndësinë e Korridorit VIII, si një prej drejtimeve kyçe lindore-perëndimore që e lidhin rajonin e Adriatikut dhe Fetit të Zi. Ministri ka theksuar se rindërtimin i tij i plotë dhe lidhshmëria funsionale me vendet fqinje paraqet prioritet strategjik, me ç’rast është theksuar edhe rëndësia e lidhjes hekurudhore me Republikën e Bullgarisë si pjesë e rrjeteve transportuese evropiane.
Në kontekst të iniciativave të reja globale për diversifikimin e rutave transportuese dhe tregtare, ministri është përqendruar edhe në Korridorin 10, duke theksuar rolin e Maqedonisë së Veriut në iniciativat evropiane për lidhshmëri, duke përfshirë edhe përpjekjet e Bashkimit Evropian për zhvillim të infrastrukturës së qëndrueshme që i lidh Ballkanin Perëndimor, evropën Lindore dhe hapësirën më të gjerë euroaziatike.
Në mënyrë plotësuese, është theksuar gatishmëria e vendit që aktivisht të marrë pjesë në formate multilaterale të bashkëpunimit për tejkalim të barrierave teknike, rregullatore dhe financiare. Në këtë drejtim, është potencuar rëndësia për koordinim të përforcua midis qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe sektorit privat.
“Pjesëmarrja e ministrit Mucunski në këtë panel e konfirmoi përcaktimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për baskëpunim aktiv rajonal, promovim të projekteve nfrastrukturore me vlerë të shtuar dhe kontribut drejt Evropës stabile, të sigurtë dhe ekonomikisht të lidhur”, thuhet në kumtesën e MPJTJ-së.
Në shkurt të këtij viti, u njoftua se autostrada Kërçovë-Ohër do të përfundojë me një shumë të re prej 186 milionë eurosh dhe një afat deri në qershor të vitit të ardhshëm. Në mars, drejtori i NPRRSh-së, Koce Trajanovski, nënshkroi aneks të ri, të tetë, të marrëveshjes midis NPRRSh-së dhe Sinohodron kineze, ndërsa paratë janë të destinuara posaçërisht për stabilizimin e rrëshqitjeve të dheut duke ndërtuar 14 galeri. Këto fonde, sipas njoftimit të sotëm, duket se janë siguruar në formën e kredive nga bankat vendase. Autostrada është e gjatë 57 kilometra, nga të cilat deri më tani janë hapur rreth 40 kilometra.
Autostrada ka qenë në ndërtim e sipër për më shumë se 12 vjet, dhe projekti u nis nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili tani është i dënuar me burg dhe gëzon azil në Hungari. Rasti i financimit të autostradës përmes një kredie nga Banka kineze Eksim ishte një nga rastet e Prokurorisë Speciale Publike, i quajtur “Trajektorja”. Ndër të pandehurit, përveç Gruevskit, ishin ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, si dhe ish-drejtori i NPRRSh-së, Ljupço Georgievski. Akuzat kundër tyre në këtë rast u vjetërsuan pas ndryshimeve në Kodin Penal të miratuara nga qeveria e mëparshme, e udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Akuzat ishin se në këtë rast buxheti i shtetit ishte dëmtuar me 155 milionë euro. Më parë, për vite me radhë, çështja ishte zvarritur nëpër labirintet gjyqësore.



