Kryetari i Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski dhe ish zëvendësministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska janë nënkryetarët e rinj të VMRO-DPMNE-së.
Kështu bëri të ditur sonte kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, pas seancës së Këshillit Qendror të partisë.
Në postin e nënkryetarit të partisë mbetet Aleksandar Nikolloski dhe Vllado Misajllovski.
Ndërsa Gjorgija Sajkovski mbetet sekretar i përgjithshëm i partisë.