Sipas një parashikimi nga “Sky Sport”, dy kompeticionet më të mëdha europiane do të luhen plotësisht në muajin gusht. Liga e Kampionëve do të zhvillojë ndeshjet e kthimi të fazës së 1/8-ve, më 7 dhe 8 gusht, ndërkohë që më pas do të jetë faza çerekfinale, brenda një periudhë të përshpejtuar. Çerekfinalet do të zhvillohen më 11 ose 12 gusht, ndeshjet e kthimit 14 ose 15, ndërsa gjysmëfinalet mes 18 ose 19 gusht, ndërksa ato të kthimit më 21 ose 22 gusht.
Ndërkohë finalja mund të luhet më 31 gusht në Stamboll.
Me skemën e njëjtë pritet të zhvillohet edhe gara Ligën Europa, ndërsa finalja do të zhvillohet më 27 gusht, në Gdanjsk të Polonisë.