Këshilltari komunal në Kumanovë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Osama Muadini, ka ftuar ministrin e Arsimit, Arbër Ademi, që të pranojë propozimin e tij që gjimnazi “Sami Frashëri” të dislokohet në ndërtesën e shkollës fillore “Vuk Karaxhiq”, shkruan gazeta LAJM. Sipas Muadinit, shkolla fillore “Vuk Karaxhiq” me mësim në gjuhën maqedonase, nuk plotëson kushtet për mbarëvatjen e mësimit për shkak të numrit të vogël të nxënësve që transportohen nga pjesë të ndryshme të qytetit vetëm që shkolla të mos mbyllet.
Muadini apel Ademit: Gjimnazi “Sami Frashëri” të dislokohet në shkollën “Vuk Karaxhiq” (VIDEO)
Muadini apel Ademit: Gjimnazi “Sami Frashëri” të dislokohet në shkollën “Vuk Karaxhiq” (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Thursday, January 23, 2020
Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë ku mësojnë të paktën 1000 nxënës shqiptarë, nga viti 2005 është vendosur në hapësirat e ish kombinatit bujqësor, ku nuk ka kushte elementare për procesin mësimor.
Këshilltari i ASH-së, fton udhëheqësinë e gjimnazit “Sami Frashëri” dhe këshillin e prindërve të mbështesin propozimin e tij, të cilin një ditë më parë e shpalosi në Kuvendin komunal të Kumanovës, ku u prit me reagime të ashpra nga këshilltarët maqedonas.
Gjatë pronocimit për gazetën LAJM, Muadini shpalosi edhe planet e Aleancës për Shqiptarët, e cila sipas tij, parashikon ndërtimin e një kompleksi shkollor si zgjidhje për problemin shumëvjeçarë të nxënësve shqiptarë të shkollave të mesme në Kumanovë. /Gazeta LAJM