MSH: Për 24 orë hospitalizohen 52 pacientë në Cov id-qendrat në Shkup

epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë hospitalizuar 52 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me Cov id-19 që mjekohen në repartet infektive të kryeqytetit arrin 437.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të kaluara, në klinikat interniste ka pasur gjithsej 24 pranime, edhe atë 24 pacientë janë hospitalizuar në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe TBC, nga tre pacientë në Covid – qendrën në Klinikën për neurologji dhe në Klinikën për nefrologji, dy janë hospitalizuar në Klinikën për dermatovenorologji dhe shtatë në qendrën e re të hapur në Klinikën për sëmundje të syve. Në Cov id – qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 13 pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën infektive janë pranuar 11 persona.

Gjatë ditës së fundit, në shtëpi janë lëshuar 68 pacientë të shëruar. /SHENJA/