Në Spitalin e posaçëm për gjinekologji dhe obstetrikë “Nëna Terezë” në Çair për herë të parë pas katër dekadave janë rinovuar dy sallat gjinekologjike të operacionit. Bëhet fjalë për rikonstruim të hapësirës në sipërfaqe prej 420 m2, me rinovim të plotë të dy sallave ekzistuese gjinekologjike dhe vendosjen e qarkullimit qendror të gazrave, si dhe rinovimin e plotë të repartit për reanimacion dhe mjekim intensiv, në vlerë prej 86.061.823 denarëve.
Paralelisht me aktivitetet për rikonstruim dhe sigurim të pajisjes së re mjekësore, siç ceket, në vazhdimësi bëhet edhe plotësimi i kuadrit dhe avancimi i ekspertizës së të punësuarve. Në tre vitet e fundit në spital janë pranuar 46 punonjës shëndetësorë, 11 prej të cilëve mjekë, 13 infermiere, pesë mami he kuadër tjetër mjekësor dhe jomjekësor. Gjithashtu, janë miratuar pesë psecializime, dy nga fusha e anesteziologjisë dhe nga një për mjekësi biokimike, pediatri spitalore dhe gjinekologji dhe obstetrikë, potencojnë nga Ministria.
Risi e rëndësishme është edhe gazifikimi i filluar i kazanit për ngrohje qendrore në këtë institucion shëndetësor. Me vite prapa, kazani i vjetër ishte ndotës në qytetin e Shkupit. Edhe në kushte të pandemisë me Kovid-19 vazhdon avancimi i kushteve në të gjitha institucionet publike-shëndetësore dhe kujdes më i mirë për të gjithë qytetarët.





