MSH: Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 10.556 persona

Ministria e Shëndetësisë kë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 10.556 persona kundër Covid-19, përcjell SHENJA. Nga Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftojnë se në vendin tonë janë aplikuar 410.711 vaksina, prej të cilave 159.898 paraqesin dozën e dytë. Ndërkaq, numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 444.898. /SHENJA/