Përdorimi i duhanit tek të rinjtë mbetet një sfidë serioze për shëndetin publik.
Të dhënat tregojnë se 13.6% e nxënësve të moshës 13 deri në 15 vjeç në Maqedoninë e Veriut përdorin ndonjë lloj produkti duhani.
Kjo është përqindja më e lartë e regjistruar deri më tani.
“Parandalimi dhe edukimi janë çelësi për mbrojtjen e shëndetit të të rinjve. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë me politikat dhe masat që synojnë uljen e përdorimit të duhanit dhe mbrojtjen e brezave të rinj. Zakonet e shëndetshme fillojnë herët”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë njofton se Ligji për mbrojtje nga duhani nuk do të shtyhet dhe do të hyjë në fuqi menjëherë pas miratimit në Kuvend, sipas afateve ligjore. Aktualisht po finalizohet analiza e komenteve nga debati publik, pas së cilës versioni përfundimtar do t’i dorëzohet Qeverisë.





