Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 462.415 doza të vaksinave, ndërsa 197.251 qytetarë janë rivaksinuar.
Dje janë vaksinuar gjithsej 4.299 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.036 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 453.180 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 48% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 42% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 36% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. /SHENJA





