MSh: Dje janë aplikuar 7.518 vaksina

MSH-ja njofton se deri dje janë vaksinuar 778.408 qytetarë. Dozën e parë dje e kanë marrë 1.624, kurse gjithsejt janë vaksinuar 7.518 qytetarë.

Në vendin tonë janë aplikuar 1.482.287 doza të vaksinave kurse janë rivaksinuar 703.878 qytetarë.

Me shifrat e fundit, 55% e popullatës mbi 40 vjec dhe 31% e grupmoshës mbi 18 – 39 vjec ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

“Qytetarët pa termin të caktuar vaksinohen në punktete ekzistuese të vendit. Fëmijtë nga 12 deri 18 vjec vaksinohen me pëlqim të prindit. Vaksinat janë të sigurta dhe efikas dhe paraqesin mënyrën e vetme që të mposhtet pandemia. Vetëm me vaksinimin komplet parandalohet forma e rëndë e sëmundjes dhe zvogëlohen gjasat që infektimet të përfundojnë me fatalitet” – thuhet në një komunikatë nga MSH-ja. /KlanMacedonia