Mr.Bean sot feston ditëlindjen, kjo është mosha e tij

Sot është ditëlindja e Rowan Atkinson.

Aktori Rowan Atkinson, i njohur si “Mr. Bean” sot feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Ai ka mbushur plot 65 vite jetë. Që nga fillimet e para e edhe sot vazhdon të jetë aktori i preferuar i të gjitha gjeneratave pa dallime.

Pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja, ai na ka bërë të gjithëve të qeshim dhe i ka bërë të gjithë për vete me rolet e tij.

Mr. Bean ka lindur më 6 janar të vitit 1955. Për herë të parë, ai u shfaq në publik me rolin si “Mr. Bean” në vitin 1990 dhe luajti 15 seri që u përhapën në mbarë botën dhe vazhdojnë të transmetohen herë pas here në ekran edhe në ditët e sotme.