MPPS: Janë siguruar 1.860 pako me ushqim dhe produkte higjienike për familjet me një prind

– Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me UN Women – Trup i KB-së për barazi gjinore dhe përforcimin e grave dhe me mbështetjen financiare të Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe Agjencisë zvicerane për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim – Sida, i siguroi 1.860 pako me ushqim dhe produkte higjienike për ata të cilët janë më të prekur nga kriza e shkaktuar nga KOVID-19, për familjet me një prind shfrytëzuese të ndihmës së garantuar minimale.
Prej tyre, siç informoi MPPS, për qindja më e madhe apo 95 për qind janë gra, 329 viktima të regjistruara të dhunës familjare, si edhe për shelterët dhe qendrat e krizave për viktimat e dhunës së bazuar gjinore në mbarë vendimin.
Shpërndarja do të bëhet përmes Kryqit të Kuq republikan dhe Qendrat për punë sociale që të arrijë deri tek ata të cilët kanë më së shumti nevojë për ndihmë.
Zyra e UN Women në Shkup, kumtoi se ballafaqimi me shpenzimet e jetesës gjatë pandemisë është dëshmuar si sfidë, veçanërisht për gratë joaktive ekonomikisht apo familje të cilat jetojnë me të ardhura minimale.
“Kriza solli nevojë për përdorimin e rritur të mjeteve për higjienë personale, dezinfektim dhe maska si masa mbrojtëse. Kjo është veçanërisht e vështirë për familjet të cilat mezi kanë mjete për t’i mbuluar shpenzimet kryesore për ushqim. Prandaj, kjo mbështetje përfshin ushqim për amvisërinë, produkte higjienike për familjen, si edhe produkte higjienike të dedikuara për gratë. Pandemia nuk është vetëm krizë shëndetësore por edhe krizë globale socioekonomike në të cilën gratë janë të prekura në mënyrë joproporcionale si
dhe ballafaqohen me rrezik më të madh të dhunës së bazuar gjinore”, theksojnë nga Zyra e UN Women në Shkup./MIA