MPJ: Janë liruar kamionët nga RMV të cilët ishin të sekuestruar në Ukrainë

U janë kthyer kamionët dhe malli i transportuar i transportuesve nga Maqedonia e Veriut të cilët u janë sekuestruar nga autoritetet ukrainase në pikën kufitare “Jagodine” ndërmjet Ukrainës dhe Polonisë, informon Ministria e Punëve të Jashtme, njofton Portalb.

“Pas aktiviteteve të shumta të ndërmarra nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasadat tona në Poloni dhe Ukrainë, si dhe falë bashkëpunimit të autoriteteve ukrainase, transportuesve të kamionëve në pikën kufitare ndërmjet Ukrainës dhe Polonisë – “Jagodine” iu kthyen kamionët e tyre dhe malli i transportuar, të cilat më parë ishin sekuestruar nga autoritetet lokale të Ukrainës. Me këtë hap, falë aktiviteteve të ndërmarra diplomatike, u zgjidh problemi i transportuesve tanë dhe u shmangën dëme të mëdha materiale për kompanitë e tyre”, thuhet në kumtesën nga MPJ.