MPB: Ulet numri i viktimave në trafik

Me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare për përkujtimin e viktimave të aksidenteve rrugore, nga MPB-ja njoftojnë për ulje të viktimave gjatë muajit tetor, krahasuar me një vit më parë.

“Numri i viktimave në trafik gjatë muajit tetor është për 55% më i ulët se numri i viktimave në tetor 2020. Falënderoj shumicën e qytetarëve që na janë bashkuar në përpjekjet tona për të ofruar rrugë sa më të sigurta. Falënderoj edhe punonjësit e policisë, të cilët kontribuojnë çdo ditë për sigurinë në komunikiacion. Në tetor të këtij viti kemi pesë viktima në aksidente trafiku, ndërsa në tetor të vitit të kaluar 11. Ky është një reduktim serioz, por ne vazhdojmë me aktivitete intensive që këto shifra t’i zvogëlojmë edhe më shumë dhe u bëj thirrje qytetarëve që nuk i kanë respektuar rregullat të bashkohen me ne dhe të gjithë së bashku të angazhohemi për rrugë të sigurta”, tha sot Angelovski.