MPB shpall fletëarrest ndërkombëtar për vrasësin e komandant Shqiponjës (FOTO)

Bajram Limani, vrasësi i Xhemail Rexhepit – komandant Shqiponjës, është i pakapshëm për organet e rendit për të vujatur dënimin me burg prej 7 vitesh.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut në faqen zyrtare të saj njofton se për Limanin ka shpallur tashmë fletarrest ndërkombëtarë.

Limani, vrasësi i komandant Shqiponjës në vitin 2017 në procesin gjyqosr që u zhvillua në gjykatën e Kumanovës u dënua me 7 vjet burg e 3 muaj heqje lirie, edhe atë 5 vjet për vrasje dhe 2 vjet e 3 muaj për armëmbajtje pa leje. Në po të njejtin rast gjykata dënoi me 3 vjet e 3 muaj burg për Amir Latifin, personin që plagosi Gani Demirin dhe Shefki Rexhepin.

Vrasja e Komandat Shqiponjës ndodhi më 23 korrik të vitit 2015./Klan Maqedoni