Një shofere 65-vjeçare nga Shkupi e cila ka drejtuar një automjet “Golf” ka përplasur një këmbësore 76-vjeçare në një kryqëzim në Shkup.
“Më 24.10.2025 në orën 10:30 të mëngjesit, në Shërbimin e Sigurisë Publike të Shkupit është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Heronjtë Kombëtarë” me rrugën “Vera Jocic” në Shkup, një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 65-vjeçarja S.M. nga Shkupi, ka goditur 76-vjeçaren Sh.P. nga Shkupi. Sh.P. ka pësuar lëndime të rënda në aksident, siç është konstatuar në Kompleksin e Klinikës “Nëna Tereza” në Shkup”, njoftojnë nga MPB.
Një ekip nga institucionet përkatëse të shtetit kanë inspektuar në vendin e ngjarjes.




