MPB: Regjistrohen 143 shkelje në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.04.2021) në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 143 shkelje të rregullave në trafik. Prej tyre, 24 për tejkalim të shpejtësisë, 4 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 50 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve. Nga MPB-ja njoftojnë edhe për 6 sanksione për përdorim të telefonit, 4 gjoba për motoçiklistët dhe 36 për parkim të parregullt.