MPB: Rashkovski mund të del nga shtëpia vetëm për të shkuar te mjeku

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se ish-sekretari i Përgjithshëm, Dragi Rashkovski nuk duhet të largohet nga shtëpia nga ku e vuan paraburgimin shtëpiak.

Një përgjigje e tillë vjen për arsye se gjatë ditës së djeshme u fotografia në Aerodrom të Shkupit. Sipas policisë, kjo i lejohet me vendim nga gjykata për të shkuar te mjeku.

Kryeministri Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se nuk din më shumë detaje nga ajo që institucionet e kanë thënë.

“D.R ka leje nga Gjykata Penale e Shkupit që për arsye shëndetësore i lejohet largimi nga shtëpia për ta marrë shërbimin shëndetësor në një periudhë të caktuar. Leja për për ditë të caktuara. Pjesën tjetër të ditës, D.R po e respekton masën. Vetëm sot janë bërë dy kontrolle nga policët dhe D.R ka respektuar masën që i është shqiptuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Zaev përsëriti qëndrimin e MPB-së duke theksuar se Rashkovski ka pasur vendim që të mund të largohet për një periudhë të caktuar për t’i marrë shërbimet mjekësore.

“Organet gjyqësore dhe MPB njoftuan se ka leje që për një periudhë të saktë kur të shkojë në mjek dhe këtë er lexova nga mediat”, tha Zaev.