MPB: Qytetarët e pajisur me targa të përkohshme po kërcënohen

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ka pranuar informacione se qytetarët të cilët janë pajisur me tabela të përkohshme janë duke u kërcënuar.

MPB-ja poshtu bën të ditur se kërcënuesit nuk janë identifikuar ende teksa i dënon këto kërcënime, njofton Klankosova.

“Forma të tilla të kërcënimeve ndikojnë drejtpërdrejtë në krijimin e një klime ku qytetarët ndihen të frikësuar të jetojnë dhe të veprojnë në vendin e tyre. Këto kërcënime janë të papranueshme dhe po pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave”.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se kërcënimi është vepër penale dhe këto forma dhe forma tjera të kërcënimeve do të hetohen nga Policia e Kosovës dhe do të merren masa sipas ligjit” thuhet në kumtesë.

Përkundër kësaj, MPB-ja i fton të gjithë qytetarët që të pajisen me targa të përkohshme dhe të mos bien pre e këtyre linçimeve.

Prej vendimit për vendosjen e targave të përkohshme deri më sot janë lëshuar 11 mijë e 500 tabela.