Një 44 vjeçar nga rrethina e Gostivarit, është privuar nga liria, pasi ishte raportuar në polici nga bashkëshortja e tij për dhunë ndaj vajzës së mitur.
“Më 15.10.2025 në orën 23:50 në një fshat të Gostivarit, punonjës policie nga Departamenti Policor Gallatë kanë privuar nga liria një 44-vjeçar nga i njëjti fshat, duke vepruar sipas kallëzimit paraprak të bashkëshortes së tij 39-vjeçare se rreth orës 20:00 në shtëpi e ka sulmuar fizikisht vajzën e tyre të mitur, duke i shkaktuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar”, thuhet në raportin e policisë.
Nga MPB bëjnë të ditur se ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.