MPB: Një punonjës në M-NAV bashkë me disa persona, ka sulmuar kolegët e tij

Nga MPB e konfirmojnë se ka pasur raportime për shkelje të rendit dhe qetësisë publike në M-NAV, përcjell TV21. Nga MPB thonë se sipas raportimit, një i punësuar në këtë institucion, bashkë me disa persona tjerë të panjohur, ka sulmuar tre të punësuar të tjerë, respektivisht kolegët e tij.

“Sot (04.01.2024) rreth orës 15:15 në S.P. “Petrovec”, një person i punësuar në M-NAV ka raportuar se në objekt ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike, përkatësisht se B.N. (personi i punësuar në institucion) së bashku me disa persona të tjerë të panjohur, kanë sulmuar fizikisht P.B., E.K. dhe B.R. (personat e punësuar në institucion). Menjëherë pas marrjes së raportimit, në vendin e ngjarjes janë drejtuar zyrtarë policorë nga SPB-Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./tv21.tv