MPB: Në Tetovë është arrestuar krimineli i kërkuar nga burgu i Idrizovës për vuajtje të dënimit

Nga MPB njoftojnë se mbrëmjen e djeshme në Tetovë është arrestuar 34-vjeçari K.M. nga Gostivari, i cili kërkohej me urdhër të Burgut të Idrizovës për vuajtje të dënimit me burg, përcjell TV21.

“Mbrëmjen e djeshme (17 mars) rreth orës 22:50 në kryqëzimin e rrugës “Vidoe Smilevski-Bato” me rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar 34-vjeçarin K.M. nga Debreshti i Gostivarit, i cili kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Burgut të Idrizovës në Shkup, për vuajtje të dënimit me burg prej 2 vjet e 10 muaj për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.