MPB: Në rajonin e Shkupit janë shqiptuar 148 dënime brenda 24 orëve

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrolleve të përforcuara në komunikacion janë shqiptuar gjithsej 148 masa, në mesin e të cilëve, për tejkalim të shpejtësisë së lejuar janë sanksionuar 33 shoferë.

Nga MPB informojnë se nëntë masa janë shqiptuar për vozitje pa patentë shoferi, katër masa për kalim të veturave në semafor të kuq, 57 masa për kundërvajtje të cilat iu kushtojnë këmbësorëve, tre për vozitje nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 26 masa për parkim jo të rregullt.

Aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë, paralajmërojnë nga MPB dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që ta rrisim sigurinë në komunikacion dhe bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.