MPB Maqedoni njofton se gjatë dy ditëve të fundit (23–24.03.2026), si rezultat i kontrolleve të rregullta të komunikacionit të realizuara nga nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët anembanë vendit, janë lëshuar gjithsej 1177 urdhërpagesa, prej të cilave 217 shkelje kanë të bëjnë me drejtues që nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes.
“Janë privuar nga liria 25 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej të cilëve dy për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 10 për drejtim pa patentë shoferi dhe dy për shkak të ndalimit të mëparshëm për drejtim të automjetit.Në po këtë periudhë kohore janë sekuestruar 11 automjete sipas nenit 300-b të Kodit Penal”.
“Më tej, sipas përmbledhjes statistikore të aktiviteteve policore, gjatë dy ditëve të fundit janë evidentuar 324 shkelje për parkim të parregullt, si dhe gjashtë sanksione për drejtim nën ndikimin e alkoolit. Nga ana tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, janë sanksionuar 11 drejtues motoçikletash për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, si dhe 10 këmbësorë. Gjithashtu janë sanksionuar 161 pjesëmarrës në komunikacion të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurisë”.
“Sipas Ligjit për automjetet, 20 automjete janë larguar nga komunikacioni për shkak se kanë qenë të paregjistruara, ndërsa 34 për shkak të parregullsive teknike. Janë sanksionuar edhe 14 drejtues për mosplotësimin e kushteve të përshkruara në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve (folive)”.
“Kontrollet e komunikacionit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat përkatëse, me qëllim që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.



