MPB me detaje rreth aksidentit në deponinë në rrugën rajonale Kumanovë-Haraçinë

Më datë 26.08.2023, rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën rajonale Kumanovë-Haraçinë në atar të fshatit Orllancë, në afërsi të deponisë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti të pasagjerëve “Shkoda” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga E.E.(27) nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës, dhe automjeti “Opel” me targatë Kumanovës, i drejtuar nga R.J.(63) nga Kumanova.

Pas aksidentit, pasagjeri në automjetin “Shkoda” , N.E.(65) nga Haraçina është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku u diagnostikua me lëndime të rënda fizike nga mjeku, ndërsa dy vozitësit dhe pasagjeret në automjetin “Opel” N.Sh.(69) nga Republika e Serbisë dhe H.Sh.(37) nga Republika e Kosovës janë transportuar në Kompleksin e klinikës “Nënë Tereza”
për ndihmë mjekësore.

Ekipi nga SPB Kumanovë ka kryer kontrroll në vendin e ngjarjes.