MPB: Kastriot Rexhepi me vetëdëshirë është paraqitur në polici

MPB-ja përmes një komunikate ka njoftuar se Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, me vetëdëshirë është paraqitur në stacionin policor duke mohuar denoncimin e zhdukjes.

“Lidhur me denoncimin e djeshëm (11.11.2021) në Stacioni Policor Bit Pazar për K.R, MPB-ja njofton se K.R me vetëdëshirë ka ardhë në stacionin policer dhe ka dhënë deklaratë se denoncimi nuk është i vërtetë.Deputeti Kastriot Rexhepi ka theksuar se nuk ka qenë I zhdukur, por me vetëdëshirë, pas asnjë presion, me familjen e tij ka shkuar tek një mik që të mbrohet nga publiciteti lidhur me seancën parlamentare” – thuhet në komunikatën e MPB-së.

Pasi disa orë nuk u paraqit në Kuvend, ku ishte caktuar seanca për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, në nismën të cilin edhe deputeti Rexhepi e kishte nënshkruar, lideri I Besës, Bilall Kasami e denoncoi atë si të zhdukur në polici. Thuajse në të njëjtën kohë Rexhepi në profilin e tij në Facebook përmes nje video-mesazhi njoftoi se nuk do të vijë për të votuar dhe se gjendet në vend të sigurtë, sic tha, në anën e duhur.

Deputeti Kastriot Rexhepi paralajmëroi se të Hënën do të paraqitet para gazetarëve për të sqaruar se cka ka ndodhur me mosparaqitjen e tij në Kuvend ku duhej të votohej për besimin e Qeverisë./Klan Macedonia/