MPB: Janë sanksionuar 92 motoçiklistë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia gjatë një aksioni mbrëmjen së djeshme ka sanksionuar 92 motoçiklistë, transmeton Alsat. Nga MPB theksojnë se 47 motoçiklistë janë gjobitur për shkak se nuk kanë përdorur kaskë.

“27 motoçiklistë janë dënuar për shkak se kanë drejtuar pa patentë, ndërsa ka pasur sanksione dhe për shkelje të tjera”, shtojnë nga MPB.