MPB: Janë regjistruar 983 shkelje për mosmbajtjen e maskës

Gjatë 24 orëve të fundit (23/24.10.2020) Ministria për Punë të Brendshme në gjithë territorin e vendit ka regjistruar gjithsejtë 983 shkelje në lidhje me mbajtjen e maskave mbrojtëse. Nga MPB në vazhdimësi bëjnë apel deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Covid-19.