MPB: Janë regjistruar 704 shkelje për mosmbajtjen e maskës

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 704 gjoba për mosmbajtjen e maskës.

Nga MPB-ja apelojnë deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim që të mbrohen nga Covid-19.