MPB: Janë identifikuar personat që rrahën brutalisht një vajzë në Shtip

Një video shqetësuese është shfaqur në rrjetet sociale ku shihen se si dy burra rrahin dhe shqelmojnë një vajzë nga Shtipi. Nga MPB njoftojnë se janë identifikuar personat në video dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

“Ju informoj se personat janë identifikuar, po vepron Byroja për Siguri Publike. Po vepron edhe Qendra për Punë Sociale. Sanksionet më të rënda për sjellje të tillë çnjerëzore, ka shkruar në Facebook, zëvendës Ministrja e Brendshme, Slavjanka Petrovska.

Jozyrtarisht, bëhet fjalë për personat Pepsi H. dhe Stefan A. nga Shtipi.