MPB-ja kumton detajet për aksidentin në Çair – motoçiklisti u lëndua rëndë

Ministria e Punëve të Brendshme ka kumtuar informacione për aksidentin në Çair, ku u përplasën një veturë dhe një motoçikletë.

“Më 30.06.2021 në ora 18.30 është denoncuar se në Shkup, në udhëkryqin në rrugën “Qemal Sejfulla”, rrugën “Strumiçka” dhe “Kërste Asenov”, ka ndodhur një aksident ndërmjet veturës “Seat” me targa të Shkupit me shofer O.A.(25) nga Shkupi dhe motoçikletës me targa të Shkupit me shofer S.Z.(22) nga Shkupi. Në fatkeqësi motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza””, njoftojnë nga MPB-ja, transmeton TV21.

Ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme ka kryer ekspertizë të ngjarjes.