MPB-ja bënë shkeljen e të drejtës për ta lëshuar vendin amë dhe kthimin në te !

Shkruan: Qenan Aliu

Nëse Ministria e Punëve të Brendshme e RMV-së nuk i lëshon qytetarit PASAPORTËN në afat të përcaktuar me ligjin , SHKEL TË DREJTAT DHE LIRITË E NJERIUT DHE QYTETARIT.
Menaxhimi, mosmarveshjet, ndërkëmbëzat, tenderat dhe faktorë tjerë janë irelevante për qytetarin, ai duhet të pajiset me dokumentin e udhëtimit.
Mosdhënja e DOKUMENTIT TË UDHËTIMIT pa dyshim se paraqet kufizim të së drejtës të personit dhe është NDALESË EFEKTIVE TË PERSONIT QË TA LËSHOJË VENDIN AMË.
Kushtetuta dhe ligji mbi dokumentat e udhëtimit në mënyrë taksative përcaktojnë postulatet se kurë personit mund ti kufizohet ta lëshojë vendin amë. Ndër të tjera MPB me prolongime mujore për dhënien e pasaportës bënë shkelje edhe të Konventës ndërkombëtare që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të njerëzve, e ku një ndër të drejtat dhe liritë është edhe lëshimi i vendit amë dhe cilit do vendi tjetër dhe kthimi në to !