MPB: Gjendja në Dibër dhe Qendër Zhupë është stabile

Ministria e punëve të brendshme (MPB) deklaroi se nga aspekti sigurisë, gjendja në Dibër dhe Qendër Zhupë, ku është shpallur gjendje krize është stabile.

Zyrtarët policorë kanë kryer turne dhe kontrolle të objekteve publike në të dy komunat dhe lagjet afër qyteteve (markete, klube të natës, fitnes salone), me qëllim të zbatimit të masave për parandalimin apo përhapjen e korona virusit, që ka ndërmarrë Qeveria.

Siç thuhet në komunikatën e MPB, në teren vijojnë masat për kontrolle të këmbësorëve dhe automjeteve në hyrje të Dibrës dhe Qendrës Zhupë. Po lejohet hyrje vetëm të personave që janë banorë të komunave përkatëse, a në të njëjtën kohë është e ndalur dalja e të gjithë qytetarëve të këtyre dy komunave.

Nuk ka probleme në lidhje me furnizimin me ushqim, barna, mjete higjienike dhe nevoja të tjera për qytetarët e dy komunave. MPB apelon të gjithë qytetarët e Dibrës dhe Qendrës Zhupë, por edhe të komunave Strugë, Ohër dhe Kërçovë, rreptësisht të respektojnë masat dhe propozimet e Qeverisë në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit (COVID19).

Një ashtu njoftohen të gjithë personat fizik dhe juridik, rreptësisht të respektojnë urdhërat e zyrtarëve policorë. Gjithë ata që do të shkelin masat e dhëna, do të jenë të sanksionuar sipas nenin 205 dhe 206 të Kodit Penal.