MPB fletarrrestime ndërkombëtar për disa persona nga Shkupi, në mesin e tyre edhe Sheval Muaremi

Pas gati një muaj pas aksionit të policisë për shpartallim të grupit mafioz të Gërçecit, në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme tani është publikuar fletarrest ndërkombëtar për Sheval Muaremin.

“MUAREMI Sheval, babai Azbi, nëna Azbie, i lindur më 18.11.1977. në Shkup, banon në rrugën “5” nr.1 të fshati Gërçec, komuna e Sarajit. Ai është në kërkim me urdhër ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria Publike për Ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup. Personi është nën hetim për vepër penale të kryer sipas nenit 123 paragrafi 2, nenit 394 paragrafi 3 dhe nenit 215 paragrafi 3 i KP të RMV-së”, thuhet mes tjerash në ueb faqen e MPB-së.

Përveç ndaj Muaremit, është publikuar fletarresti edhe ndaj Muhamed Çajanit, Sefadin Sulejmanit, Shakir Bajramit, Driton Ibishit, Shukri Asanit, Muhamed Dalipit dhe Besim Asanit.