MPB deri tani ka marrë denoncime për 5 parregullsi, një grua ka votuar pozitive me virus

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski tha se procesi zgjedhor për momentin është duke rrjedhur qetë dhe se nuk janë vërejtur parregullsi të mëdha.

“Kemi regjistruar 5 raste dy në territorin e SPB Shkup dhe një nga SPB Kumanovë, SPB Veles dhe SPB Shtip. Në Shkup kemi dy ngjarje, edhe atë një në një vendvotim, një votues i ka hedhur fletët e votimit për shkak se nuk i është lejuar ndihëm nga person tjetër gjatë votimit. Në rastin e dytë, kemi të ngjitur numra në makina për kandidatë për kryetar komune të Shkupi në afërsi të vendvotimit. Në Koçani në ‘Kino Kultura’ ka ndërprerje të votimit për shkak të shfaqjes së një pllakati. Në Kumanovë, kemi denoncim nga një kryetar i komisionit komunal zgjedhor se ka agjitim në territorin e Kratovës. NË Veles ka një ngjarje, në orën 09:15 është denoncuar se një grua 61 vjeçare ka votuar edhe pse e ka ditur se është pozitive me koronavirus”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, raporton SHENJA.