MPB: Denoncimet e sotme për bomba, të rreme

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se denoncimet e paraditës së sotme për bomba janë të rrejshme, përcjell TV21. Nga MPB thonë se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga shkollat ​​dhe objektet tjera në Shkup dhe Kavadar, të cilat kanë marrë mesazh në adresën e emailit me kërcënim për mjet shpërthyes dhe se është konstatuar se këto janë raportime të rreme.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rremem” thonë nga MPB.