Sot, më datë 18.03.2022 në ora 13:30 në Kumanovë është asreatuar L.C.(50) nga Kumanova për kryerjen e disa veprave penale, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.
“Ai kërkohej me fletarrest për mbajtjen e dënimit me burg prej 4 vjetësh e 6 muajsh, kurse u dënua me 15 vjet dhe 4 muaj burg për më shumë vepra penale në bazë të nenit 236 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Burgun e Prilepit për mbajtjen e dënimit”, qëndron në njoftim.





