Më 23 Mars nga ana e zyrtarëve policor nga Departamenti I Policisë Kriminale, Sektorit për Tregti të Jashtëligjshme me Drogë, armë dhe materje të rrezikshme, në koordinim me Njësinë kundër drogës pranë SPB-Shkup, janë privuar nga liria A.P (35) dhe R.P (32) nga Shkupi.
Siç njofton policia, gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre, në rajonin e Gazibabës, janë gjetur dhe janë konfiskuar marijuanë, vaj hashashi, amfetaminë, peshore e gjësende tjera.
Sipas MPB-së, dy personat janë ndaluar në stacionin policor, kurse pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të parashtrohen kallëzime penale për veprën e kryer penale sipas nenit 215 nga Kodi Penal.