MPB: Arrestohen 3 persona, penguan policët gjatë detyrës zyrtare

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se tre persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme gjatë incidentit me bagëtitë në Tërnovë të Kriva Pallankës, përcjell TV21. Sipas MPB-së, personat në fjalë ishin agresivë dhe kanë penguar policët, të cilët po u asistonin inspektorëve të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

“Më 02.12.2025 rreth orës 16:00, në fshatin Tërnovë, Kriva Pallankë, pranë vendit të quajtur “Samokov”, punonjës të Stacionit Policor të Kriva Pallankës kanë arrestuar G. G. (57), A. G. (30) dhe A. G. (22), të gjithë nga fshati Zhidllovë, Kriva Pallankë. Të tre u sillën në mënyrë agresive dhe penguan punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës, të cilët ofronin asistencë për stafin e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV). Gjithashtu, ata penguan punonjësit e AUV-së që ishin angazhuar për mbledhjen e bagëtisë së madhe dhe u drejtuan me kërcënime ndaj disa fqinjëve. Rasti është raportuar te prokurori publik, dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër personave do të ngrihet kallëzim i përshtatshëm”, thonë nga MPB.