MPB: 747 dënime për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse

Gjatë 24 orëve të fundit (26/27.10.2020) në gjithë territorin e vendit janë regjistruar gjithsejtë 747 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.